Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti nën dyshimet për veprën penale "fajde".
Sipas policisë i dyshuari në këtë rast, A. R., në fillim të vitit 2015 dyshohet se i ka dhënë një personi nga qyteti i Ferizajt 22.000 franga zvicerane, kurse në muajin qershor të vitit 2016 të njëjtit ia ka kërkuar 70.000 (shtatëdhjetë mijë euro), në formë kamate të jashtëligjshme.
"Në pamundësi të kthimit të kësaj kamate viktima është detyruar t’ia japë të dyshuarit një shtëpi banimi, në të cilin gjendet edhe një lokal afarist", bën të ditur policia.
Poashtu raportohet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar disa dokumente për shitblerjen e patundshmërive, fletore të ndryshme, transmeton Klan Kosova.