Lajmet e fundit

Pas një hetimi disamujor policia sot ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.
Sipas policisë, i arrestuar në këtë rast është një 29 vjeçar me inicialet K. H.
Me këtë rast është identifikuar viktima, e cila ka qenë në raport bashkëshortor me të dyshuarin për një kohë.
Viktima është intervistuar edhe më parë nga njësia e DHTQNJ-së, ku e njëjta nuk ka pranuar strehim.
Pas intervistimit i dyshuari, në konsultim me prokurorin, është ndaluar dhe rasti do të procedohet me kallëzim penal në procedurë të shkurtër në Prokurorinë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, transmeton Klan Kosova.