Lajmet e fundit

I dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris, Mohamed Abrini, është arrestuar, raportojnë mediet belge, transmeton Klan Kosova.
Sipas disa burimeve të medieve belge thuhet se Abrini ka gjasë të jetë edhe “njeriu me kapele” që është parë në video tek korridori në aeroportin e Brukselit, pak kohë para shpërthimit, më 22 Mars, raporton BBC.
Prokuroria ka konfirmuar që janë bërë disa arrestime të lidhura me sulmet në Bruksel, në të cilat mbetën të vdekur 32 persona.