Lajmet e fundit

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme është arrestuar edhe i dyshuari i dytë në lidhje me vrasjen e dyfishtë të mbrëmjes së të enjtes në fshatin Shtepaj të Deçanit.
I arrestuari në fjalë është 25 vjeçari Durim Lushaj, i biri i të dyshuarit tjetër në këtë rast, Sali Lushaj.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i policisë së Deçanit, Sejde Dobra.
Lokacioni i saktë i arrestimit nuk është bërë i ditur, mirëpo duket që Durimi kishte kërkuar strehim tek familjarët e largët.