Lajmet e fundit

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar edhe 25-copë fishekë cal. 7.62 mm dhe një gëzhojë të kalibrit të njëjtë.
Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.