Lajmet e fundit

Policia në Suharekë ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.
Sipas policisë gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka grabitur një makinë shpuese dhe një motosharrë të cilat i ka shitur tek një i dyshuar.
Edhe ky i fundit në praninë e avokatit mbrojtës ka pranuar se ka blerë gjësendet e vjedhura, të cilat më pas janë konfiskuar.
Për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit e me urdhër të të cilit të dyshuarit ndalohen për 48 orë ndërsa polica ka dorëzuar kallëzimin penal ne prokurori, transmeton Klan Kosova.