Lajmet e fundit

Policia Rajonale e Prizrenit ka arrestuar një person nën dyshimet se i njëjti më 1 shkurt kishte hyrë me forcë në një shtëpi në rrugën “Zekrija Rexha” për të kryer vjedhje.
"Gjatë kontrollit për gjësende të vlefshme, i kishte dëgjuar e zonja e shtëpisë dhe ishte ngritur për të parë se çfarë po ndodhte, sakaq, të dyshuarit e kapin me forcë me ç ‘rast njëri ia mbyll gojën që të mos bëj zë"
" Viktima është mbajtur nga grabitësi derisa i dyshuari tjetër e ka kontrolluar shtëpinë dhe nga aty janë vjedhur dy telefona dhe para të gatshme ndërsa nga qafa dhe gishtat e dorës i janë hequr me forcë një zinxhir dhe dy unaza. Viktima përpos që ishte tmerruar kishte pësuar edhe lëndim trupor", bën të ditur policia.
Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka preferuar të mbrohet në heshtje.
Policia është duke punuar për identifikimin edhe të dyshuarit të dytë të këtij rasti, transmeton Klan Kosova.