Lajmet e fundit

Njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë në kuadër operacionit të fundit të realizuar ditën e hënë, kanë arrestuar një person i cili dyshohet të jetë përfshirë në një rast të grabitjes, njofton Klan Kosova.
Rasti ka ndodhur, në një dyqan ku personi i dyshuar duke kërcënuar me thikë ka arritur që të grabis para të gatshme nga punëtorët e dyqanit.
I dyshuar me inicialet L.B, 24 vjeçar, është arrestuar ndërsa në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me substanca narkotike, një sprej Protect, një këllëf i armës Glock, një boks i hekurt, dy telefona celular, dy kaçavida, tre çelësa, dy USB si dhe gjëra të tjera si prova materiale për dokumentimin e veprave që dyshohet të jenë kryer nga ky person.
Përveç grabitjes ai ngarkohet edhe veprat penale “posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Personi i arrestuar me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.