Lajmet e fundit
Një grua përfundoi në prangat e Policisë së Laçit, pasi iu zbuluan 200 kubikë të mbjella me bimë narkotike.

Nga burimet policore bëhet me dije se, u arrestua shtetasja Prenusha Ndrelalaj, lindur në fshatin Lufaj, të Mirditës dhe banuese në Drojë të Mamurrasit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ura e Drojës”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, e cila ishte mbjellë në oborr.
Materialet në ngarkim të shtetases Ndrelalaj i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së këtij rrethi,transmeton Shekulli.al.