Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se është arrestuar Frashër Krasniqi, drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i kësaj Lëvizje.
Më tej thuhet se ky arrestim është bërë nga policë civilë dhe sipas Vetëvendosjes ky është persekutim i aktivistëve të saj para protestës së 17 shkurtit.
“Frashëri është marrë nga policë civilë rreth orës 17:00 teksa po dilte nga televizioni 21 ku ishte i ftuar që të flasë mbi protestën e së mërkurës. Tash, kur kanë mbetur vetëm 40 orë deri në protestën e madhe të opozitës së bashkuar, përndjekja e aktivistëve si përpjekje për ta ndalur e dobësuar protestën e 17 shkurtit po vazhdon. Këto sulme e përndjekje që shtohet sa herë opozita përgatitet për kundërshtim nuk kanë efekt. Opozita nuk ndalet dhe protesta do të jetë madhështore,” thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, përcjellë Klan Kosova.