Lajmet e fundit

Ish zëdhënësja e Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës në ish Jugosllavi, Florence Hartmann, u arrestua në prag të shpalljes së vendimit të gjykatës për ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq
Hartmann shkoi në Hagë për të monitoruar ngjarjen, por u arrestua për shkak të aktakuzës kundër saj, për shpërfillje të gjykatës.
Ajo kishte botuar një libër për periudhën kur shërbente si zëdhënëse e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, si dhe "materiale të besueshme" që lidheshin me gjykimin e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviq
Ish-zëdhënësja e këtij tribunali ishte gjobitur me 7 mijë euro, të cilat më pas janë shndërruar në dënim me burgim, transmeton Klan Kosova.