Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën Tinka Kurti nga Vetëvendosje.
Ajo nuk ka dhënë më tepër detaje lidhur me këtë arrestim.
Ndjekjet e zyrtarëve të Vetëvendosjes kanë të bëjnë me rastin e demolimit të veturave të EULEX-it, në vitin 2009.
Pos Konjufcës, mbrëmë është arrestuar edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, njofton Klan Kosova.
Pamjet e Kallxo.com, tregojnë edhe momentin e arrestimit të deputetit Glauk Konjufca.