Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”.
Në njoftim të PSRK-së tutje thuhet se e njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, është ndaluar në afat prej 48 orësh dhe se për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera materiale.