Lajmet e fundit

Djali adoleshent i Madonnës, Rocco Ritchie, është arrestuar për posedim të drogës.
16 vjeçari që tani po jeton me babain e tij, Guy Ritchie, në Londër është kapur duke konsumuar marihuanë, transmeton Klan Kosova.
Burime të DailyMail kanë thënë se Rocco është parë duke hedhur diçka pasi i pa policët teksa po iu afroheshin.
Kjo nuk është hera e parë që ai është arrestuar, pasi djali i mbretëreshës së muzikës pop ishte ndaluar nga policia më 28 shtator.

