27.09.2018 · përditësuar para 2865 dite1 min lexim
Është arrestuar deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.
“Ai është ndaluar për 48 orë për veprën kanosje”.
Deputeti i AAK-së kishte thënë se Blakajn do ta ndjek privatisht, nëse shteti nuk merret me të.
“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç”, kishte thënë Demaliaj në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
http://klankosova.tv/demaliaj-kercenon-blakajn-intervistohet-nga-policia/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.