Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Salihu, i cili hodhi gaz lotsjellës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është arrestuar brenda objektit të parlamentit, transmeton Klan Kosova.
"Qeverisë antikushtetuese i ka ardhur fundi. E ne nuk do të ndalemi në rrugën tonë të drejtë deri në anulimin e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit, dhe deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese" thueht në një njoftim për media të Lëvizjes Vetëvendosje..