Lajmet e fundit

Policia e Kosovës e ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushin, pasi hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.
“Për sa kohë do të ketë qeveri kriminale mos shpresoni në ndaljen e rezistencës nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Çaushi derisa po merrej nga dy policë civilë, njofton Klan Kosova.
Çashi hodhi gaz pasi ishte pjesë e mbledhjes në të cilën u debatua ashpër për Demarkacionin me Malin e Zi.
Nga Vetëvendosje kanë paralajmëruar acarim të situatës nëse votohet Demarkacioni në Parlament, kurse Pal Lekaj i AAK-së ka thënë se nëse votohet nga deputetë ky version i Demarkacionit atëherë do të mbetet një konflikt i hapur me Malin e Zi.
Përkundër vërejtjeve të opozitës dhe gazit lotsjellës projektligji për ratifikimin e Demarkacionit u miratua.
Me gjashtë vota pro, komisioni ka miratuar këtë projektligji që shpejt pritët të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës.