Lajmet e fundit

Reperi i njohur, Busta Rhymes është arrestuar pasi mendohet se ka goditur punëtorin e një palestre sportive me shishe.
43 vjeçari ishte duke ushtruar fizikisht kur pas një zënke në palestër e sulmoi punëtorin.
Sipas policisë, ai e ka goditur punonjësin me shishe prapa kokës por për fat të mirë ai nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz, transmeton Klan Kosova.
Sipas të pranishmëve në këtë skenë, mendohet se i gjithë sherri ka nisur pasi punonjësi i palestrës nuk ka lejuar kamermanin e reperit ta filmonte atë gjatë kohës që ai po ushtronte brenda palestrës.