Lajmet e fundit

Është arrestuar një burrë nga Deçani, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Deçan, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Deçan”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.