Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot është arrestuar aktivisti i saj, Faruk Dakaj.
"Ky arrestim është në vazhdën e fushatës së pushtetit për t’i arrestuar e për t’i burgosur aktivistët opozitarë, duke keqpërdorur kështu skajshmërisht sistemin e drejtësisë".
"Kundër Qeverisë së Kosovës janë mbledhur mbi 100 mijë qytetarë nëpër sheshe të Prishtinës, më 9 janar dhe 17 shkurt, prandaj ajo është në panik. Marrëveshja për “Zajednicën” dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi asnjëherë nuk do të mund të zbatohen në Kosovë"
" Qeveria antikushtetuese nuk mund të vazhdojë duke përjashtuar dhe arrestuar opozitën. Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme" thuhet në një kumtesë për media të Vetëvendosjes, transmeton Klan Kosova.