Lajmet e fundit

Një punonjës i agjencisë gjermane të inteligjencës (BfV) është arrestuar pasi ka bërë deklarata islamike dhe ka shpërrndarë materiale të agjencisë.
Një zëdhënës i kësaj agjencie nuk e ka konfirmuar raportimet në gazetën Die Welt se ai ishte i dyshuar për planifikimin e një sulmi me bombë në zyrën e e BfV-së në Këln , raporton agjencia e lajmeve Reuters.
"Nuk ka asnjë dëshmi deri më sot se ekziston një rrezik konkret," shtoi ai.
"Ai është raportuar të jetë me origjinë spanjolle dhe i konvertuar në Islam".
BfV tha se i dyshuari, i cili tani ka shtetësi gjermane, transmeton Klan Kosova.
"Njeriu është akuzuar për deklarata islamiste të bëra në internet duke përdorur një emër të rremë dhe për zbulimin e materialeve të brendshme të agjencisë", shtoi zëdhënësi.
Die Welt gjithashtu raportoi se ai është kapur nga një informator i agjencisë duke zhvilluar bisedë me një çift në internet për një sulm të mundshëm, transmeton Klan Kosova.