Lajmet e fundit
Policia e Ferizajt e ka arrestuar të dyshuarin, A. G. 24 vjeçar nën dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim përfitimi, e kishte inskenuar një rast grabitje.

Policia bën me dije se i dyshuari , më 18 qershor rreth orës 08:00, kishte njoftuar policinë se në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, derisa ishte duke punuar në kazino , ishte sulmuar nga dy persona të armatosur, të cilët, sipas të dyshuarit, i kishin grabitur 1 mijë e 700 euro.
Hetimet e mëtejme kanë rezultuar se i njëjti kishte inskenuar këtë rast, ku dhe në tërësi ka pranuar veprën.
Ndërkaq, tek i dyshuari policia ka gjetur 700 euro, të cilat ju kanë kthyer pronarit të kazinos, ndërsa ndaj tij policia ka hapur rastin për veprën penale ‘deklarim i rrejshëm’.
Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari është liruar ,ndërsa rasti me procedurë të rregullt i ka kaluar gjykatës përkatëse, transmeton Klan Kosova.