Lajmet e fundit

Policia franceze ka arrestuar një djalosh 15 vjeçar nën dyshimin për planifikim të një sulmi terrorist në Paris, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Adoleshenti është arrestuar në lindje të Parisit ditën e shtunë, përderisa ka qenë në arrest shtëpiak që nga muaji prill nën dyshimin e lidhjeve me ISIS.
Arrestimi i tij vjen pasi që djaloshi kishe planifikuar një sulm terrorist në një vend publik në Francë.
Ndërsa sipas disa burimeve thuhet që djaloshi ishte në kontakt me militantin francez Rashid Kassim, përmes mesazheve të enkriptuara në sistemin Telegram.