Lajmet e fundit

Policia franceze ka arrestuar një 15 vjeçar nën dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist.
Djaloshi gjithashtu është i dyshuar se ka komunikuar përmes rrjeteve sociale me një militant islamik nga Franca i cili besohet të jetë në Siri ose Irak, transmeton Klan Kosova.
“Ne jemi duke punuar me intensitet ekstrem për të identifikuar të dyshuarit që mund të kryejnë një sulm të mundshëm terrorist”, ka thënë Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.