Tre të rinj janë arrestuar në Ferizaj pasi që të njëjtit kanë sulmuar rëndë dy persona.
Policia bën me dije se të dyshuarit janë dy 19-vjeçarë dhe një 18-vjeçar të cilët janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, njofton Klankosova.tv.
“Me datën 13.10.2024, rreth orës 00:30 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘’ Fatmir Kërqeli’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor , ku tre persona kanë sulmuar dy persona tjerë , duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Policët e rendit menjëhërë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë tre personat e dyshuar : E.F ( M/K) i moshës 19 vjeçar, dhe A.F ( M/K), i moshës 18 vjeçar dhe E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa është sekuestruar edhe një pushkë automatike, e cila nuk është përdorur.
Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshaurit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, njofton policia përmes komunikatës për media, përcjell Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.