Lajmet e fundit

Policia e Pejës i ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen për një vjedhje të rëndë të kryer të mërkurën në Vitomiricë.
Ata thuhet t’i kenë vjedhur 12 dritare në vlerë një mijë e dyqind euro të cilat pas konfiskimit iu janë kthyer pronarit.
Dy nga të dyshuarit pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë, teksa i treti është liruar në procedurë të rregullt.