20.12.2017 · përditësuar para 3147 dite1 min lexim
Tre persona janë arrestuar në Han të Elezit, pasi të njëjtit kanë vjedhur derivate të naftës nga kontejneri i një kompanie, njofton Klan Kosova.
“Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Maqedonisë dhe një mashkull K-Shqiptar si dhe janë konfiskuar mjetet/pajisjet me të cilat dyshohet të jetë kryer vjedhja e naftës”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Klan Kosova.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.