18.06.2018 · përditësuar para 2966 dite1 min lexim
Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, kanë arrestuar tre zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent.
Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës disa ditë më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë në Gjilan nën dyshimin për keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit, transmeton Kosovapress.
Ndaj të njëjtëve IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit më 13.06.2018, i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.