Lajmet e fundit

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime kompjuterike.
Sipas një njoftimi të policisë, ata dyshohen se kanë vjedhë të dhëna të ndryshme personale bankare dhe kanë shitur online programe softuerike për infektimin e kompjuterëve.
Bëhet e ditur se identifikimi i tyre u bë nga hetuesit e krimeve kompjuterike në bashkëpunim me FBI-në.
Ndërkaq, gjatë prangosjes së të dyshuarve rast është bërë kontrollimi i shtëpive dhe objekteve përcjellëse, me qëllim të mbledhjes së provave.
Ky operacion policor është zhvilluar në rajonin e Gjilanit në dy lokacione dhe në rajonin e Mitrovicës në një lokacion.
"Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:6 laptop; 2 shtëpiza kompjuterike; 7 telefona mobil; 1 hard disk i jashtëm; 5 USB, 20 (CD; 5 mijë e 500 euro dhe 1 veturë", bën të ditur policia.
Kurse, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore, transmeton Klan Kosova.