Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi akuzohen për “mundësim ose detyrim në prostitucion”, njofton Klan Kosova.
Arrestimi ka ndodhur të enjten rreth orës 13:20, ku njësia përkatëse policore ka arrestuar dy meshkuj dhe një femër, pasi që dyshohet që kanë kryer veprën penale në fjalë.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.