Lajmet e fundit

Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë ”.
Rasti ka ndodhur në rrugën ,,Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, ku të dyshuarit, L.V. 19 vjeçar dhe të miturit L.L.16 vjeç dhe L.S. 17 vjeç kanë hyrë me forcë në një kafiteri dhe kane vjedhur 50 euro para të gatshme ,një IPAD dhe një telefon Nokia , ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetuesit policor tek i dyshuari L.S.. kan gjetur dhe konfiskuar një pjesë tëparave të vjedhura si dhe IPAD-in.
Të dyshuarit në prezencë të avokatëve dhe punëtorit për punë sociale, kan pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit L.V. është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë,ndërsa ndaj të miturve L.L dhe L.S. ndalim policor për 24 orë, transmeton Klan Kosova.