Lajmet e fundit

Dikush deshi të përfitojë të premten e 8 shtatorit tek stacioni i autobusëve në Prishtinë ku ishin mbledhur disa njerëz të interesuar për tu larguar drejt perëndimit, njofton Klan Kosova.
Prandaj, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale në tentativë për kontrabandë me emigrantë.
I arrestuari nuk është i nacionalitetit shqiptar.
Sipas ligjeve në fuqi që janë në Kosovë persona të tillë që kryejnë këtë vepër penale rrezikojnë të dënohen me shumë vite burgim.
Edhe një tjetër arrestim ka bërë policia në Jarinje të Leposaviqit të shtunën, pasi ndaloi një automjet që po bënte kontrabandë me emigrantë.
I arrestuari është shqiptar dhe për transportin deri në Serbi dy emigrantëve iu kishte marrë nga 200 euro.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.