Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona për vjedhje në disa raste të ndryshme, në Prishtinë dhe Podujevë.
Policia njofton se në tri aksione të ndara, të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve si dhe vjedhjeve të rënda, janë finalizuar me sukses dy ditët e fundit, nga stacioni policor jugu në Prishtinë si dhe stacioni policor i Podujevës, ku u arrestuan shtatë persona të dyshuar.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të policisë;
Rasti i parë për të cilin janë arrestuar tre persona të dyshuar, ka ndodhur me datën 10 mars 2016, në lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ka qenë bashkëpunimi me qytetarët, ai që i ka mundësuar policisë që vetëm pak minuta pas largimit nga vendi i ngjarjes, policia të ndaloj dhe arrestoj të dyshuarit të cilët po lëviznin me një kamionetë me targa të Republikës së Kosovës.
Ø Kamioneta është sekuestruar nga ana e policisë për ekzaminim, gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar :
Ø dy biçikleta (dyshohet të jenë vjedhur në lagjen e Spitalit),
Ø një bateri akumuluese e veturës ( e raportuar si i vjedhur me datën 09.03.2016 në lagjen Bregu i Diellit – Prishtinë),
Ø Një qen i racës “Husky” (i raportuar si i vjedhur me datën 27. 02.2016 në lagjen Dardania – Prishtinë) etj.
Personat e dyshuar:
F. S. mashkull, 30 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës,
G.S. mashkull, 21 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës si dhe
G.S. mashkull, 18 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit nga ana e hetuesve të stacionit policor jugu në Prishtinë, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Vlen të theksohet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe më herët nga ana e policisë për vepra penale të ngjashme.
Dy aksionet e tjera, janë ndërmarrë në Podujevë në rrugën “Skënderbeu”, aksioni i datës 09.03.2016, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët nga ana e policisë janë identifikuar gjithashtu pak minuta pas raportimit të një rasti vjedhjeje nga një qendër tregtare.
Personat e dyshuar:
D.H. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe
A.H. mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Pas përfundimit të procedurave nga ana e policisë, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa dy personat e tjerë, të arrestuar gjithashtu nga hetuesit e stacionit policor i Podujevës, në një aksion tjetër
H.H. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i njohur për policinë si recidivist, është arrestuar disa herë nga ana e policisë dhe i njëjti në të dhënat që posedojmë, dyshohet të jetë i përfshirë në rreth 40 raste të vjedhjeve) si dhe
Sh.S. mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , po mbahen në arrest policor për 48 orë.
Ata janë arrestuar, pasi që ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dy personat, janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, të raportuar me datën 08.03.2016, ku nga një auto - servis janë vjedhur tri bateri akumuluese te automjeteve.