Lajmet e fundit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, Glauk Konjufca, Besa Baftiu, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë dalë nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri në një lidhje direkte nga Kuvendi i Kosovës në emisionin Ora e Fundit.
Ai gjithashtu ka treguar se gjendja në Kuvendin e Kosovës është aktualisht e qetë derisa seanca e Kuvendit është ndërprerë për një pauzë 30 minutëshe.
Ndryshe, Konjufca, Dërguti dhe Baftiu janë arrestuar pasi kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën e sotme parlamentare, ndërsa deputetët Ismaili dhe Topalli ishin pjesë e kësaj seance ndonëse iu ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.