Lajmet e fundit

Policia e Kosovës i ka prangosur dy persona në fshatin Bardhosh të Prishtinës nën dyshimet se kanë shtënë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në një aheng familjar.
Raportohet se njëri nga ta e ka pranuar se ka shtënë me armë.
Ndërkaq, policia në vendngjarje ka konfiskuar një pistoletë TT Zastava kalibri 9 mm.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistës janë dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.