Lajmet e fundit
Në Mitrovicë janë arrestuar dy persona për posedim të pautorizuar të narkotikëve.

Policia ka njoftuar se kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit kanë gjetur dhe konfiskuar 10.9 gramë substancë të dyshuar të narkotikëve.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.