Të enjten rreth orës 19:55 janë arrestuar dy persona në fshatin Tërrnavë të Podujevës, pasi dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me kondak të armës viktimën.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.