17.08.2016 · përditësuar para 3610 dite1 min lexim
Vëlla e motër janë arrestuar në Majami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi policia ka gjetur 24 milionë dollarë para në shtëpinë e tyre.
44 vjeçari Luis Hernandez-Gonzalez,dhe motra e tij 21 vjeçare Salma Hernandez, janë vënë nën pranga kur policia gjeti këtë shumë të madhe parash në pronën e tyre në Florida.
Paratë mendohet të kenë ardhur nga shitja e marijuanës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Droga dhe armët, janë gjetur në një dhomë të fshehur në shtëpinë e tyre, prapa statujës së Saing Lazarus, një shenjt i rëndësishëm për kubanezët.
Policia beson se dy të arrestuarit ishin të përfshirë në një unazë trafikimi që dërgonte marijuanë në Tennessee.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.