Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për "marrje me prostitucion".
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar: L. R. (1992), Sh. K. (1963 ), S. H.( 1976), E. B. (1996), transmeton Klan Kosova.
Të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Prizren.