Lajmet e fundit

Në Vushtrri janë arrestuar katër të dyshuar për shtatë veprave penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe një vepër penale ‘grabitje’, raste këto që ishin raportuar gjatë muajit janar dhe dy javët e fundit në këtë lokacioni ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane private,shtëpi, çanta dhe portofola.
Të arrestuarit V. V. K. Rr. F. V. të gjithë moshës 18 vjeçare si dhe J. B. 17 vjeçar, banorë të Vushtrrisë.
"Arrestimi i të dyshuarve ka rezultuar edhe me gjetjen e disa telefonave dhe portofolave të vjedhura, të cilat do të procedohen si prova materiale".
Të katër të dyshuarit u janë nënshtruar procedurave intervistuese që janë zhvilluar në prani të avokatëve dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale, mbi dyshimet e arsyeshme se në bashkëveprim të kenë kryer shtatë veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe një vepër penale ‘grabitje’, ku pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes dy të dyshuarve V. V. dhe K. Rr. u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar për procedurë të rregullt, bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.