Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë edhe në rastin e vjedhjes në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilit ia morën telefonin.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të policisë, ku thuhet se të gjitha gjësende e sekuestruara gjatë kontrollit tek dy lokacione, janë dëshmi momentale për së paku pesë raste të vjedhjeve të veturave dhe një rasti të vjedhjes së rëndë, ku cak ka qenë edhe shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit.
Pos të arrestuarve, një person gjendet në arrati dhe policia po vazhdon kërkimin e tij, njofton Klan Kosova.
Të dyshuarit kane qenë të organizuar mirë, dhe kanë kryer aktivitetet kriminale duke filluar nga vjedhja e veturave të cilat i kanë shfrytëzuar për të kryer vjedhje të tjera, duke vjedhur targa të veturave dhe duke ua vendos veturave të vjedhura, për të kryer kështu në vazhdimësi veprat e vjedhjeve të shtëpive dhe veturave.
Grupi, dyshohet të ketë kryer vjedhje të rënda në lagjen Veternik dhe në fshatin Çagllavicë.