Lajmet e fundit

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se pas një pune tri javësh, ka arritur t’i identifikojë e më pas t’i arrestojë dy të dyshuar më 5 qershor kishin depërtuar me forcë në një shtëpi në fshatin Zhur dhe sipas pronarit, nga aty kishin vjedhur stoli të arta në vlerë rreth 6900 euro dhe para kesh rreth 1120 euro.
"Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës dhe në njërin rast edhe të një prindi pasi që njëri nga të dyshuarit është i mitur"
" Gjatë intervistës është bërë e ditur mënyra se si është kryer vjedhja dhe kush i ka përvetësuar gjësendet e vjedhura. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari me mbiemër Elezkurtaj të ndalët nën masën e arrestit policor" bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova