Lajmet e fundit

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vjedhjeve të kryera një natë më parë në disa vila në Gjirin e Lalsit. Ata janë Arnold Karaj dhe Donald Vatnikaj. Dyshohen se ata hynë në vilën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe vodhën një telefon celular. Në atë kohë në vilë gjendeshin vetëm bashkëshortja dhe motra e drejtuesit të PD. Po kështu hajdutët kanë hyrë edhe në disa vila të tjera dhe kanë tentuar të futen brenda vilës së kryetarit të kuvendit, Ilir Meta. Pasi kanë gjetur dyert mbyllur tek vila e kryeparlamentarit, ata kanë marrë një palë atlete që gjendeshin në oborrin e saj./Lapsi.al