Lajmet e fundit

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një kontrolli në një lokacion në rajonin e Gjilanit, ka arrestuar dy persona.
Gjate kontrollit në fshatin Korretin të Kamenicës në një shtëpi dhe objektin përcjellës, është gjetur sasi e marihuanës, me peshë totale 968.3 gramë, njofton Klan Kosova.
Të arrestuarit, D.K 21 vjeçar dhe F.J 25 vjeçar, dyshohet të kenë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.
Me urdhër të prokurorit të lartpërmendurit janë ndaluar për 48 orë.