Lajmet e fundit

Në Suharekë janë arrestuar dy të dyshuara me inicialet L.M dhe A.K lidhur me një rast vjedhje që kishte ndodhur para 10 ditësh në një librari të këtij qyteti dhe në një butik.
"Gjatë intervistimit e dyshuarA L.M ka pranuar se i ka kryer vjedhjet e raportuara po ashtu ka deklaruar se ka kryer vjedhje edhe në Prizren gjegjësisht në “VIVA Fresh”.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit dhe në konsultim me tË e L.M është në ndalim policor për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër A. K në cilësinë e drejtuesit të automjetit që e ka shoqëruar të dyshuarën, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.