Lajmet e fundit

Dy persona janë arrestuar në fshatin Livoq të Gjilanit, pasi dyshohet se janë marrë me prostitucion më 14 maj të këtij viti.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarve të t’ju shqiptohet fletëparaqitje për kundërvajtje dhe të njëjtit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.