Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj dy persona për veprën penale "grabitje".
Të dyshuarit me datë 10 korrik kanë grabitur një institucion mikrofinanciar në Vushtrri.
Dy personat e maskuar nën kërcënimin e thikës nga punëtorja e filialit të institucionit mikrofinanciar kanë arritur të marrin 250 euro.
Policia në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe njësitit të qenve K9, kanë marrë gjitha veprimet e nevojshme për identitfikimin dhe kapjen e tyre dhe pas bastisjeve në disa lokacione kanë arritur t'i arrestojnë të dyshuarit.
Të dyshuarit janë:
E.H, 20 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës;
F.Z, 21 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, njofton Policia e Kosovës në Mitrovicë përcjellë Klan Kosova.
Në cilësi të provave janë konfiskuar maska dhe thika.
Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.