Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë nën dyshimin se po kryenin veprën penale ‘kontrabandim me derivate’.
"Arrestimi i këtyre personave të dyshuar është arritur pas sinjaleve dhe fotove të marra nga kamerat e sigurisë, ku të dyshuarit janë vërejtur se bënin lëvizje të kundërligjshme në zonën e Vitomiricës".
"Me këtë rast në kamionin të cilin e drejtonin personat e arrestuar nga Policia e Kosovës pas kontrollit është gjetur në rimorkion e kamionit sasi të derivateve naftës, mbi 20.000 litra. Në brendi të karrocerisë së kamionit ishte ndërtuar një rezervuar i modifikuar për transportim ilegal të derivateve".
"Të dyshuarit nuk posedonin dokumentacionin përkatës, prandaj dyshohet se sasia e derivateve po kontrabandohej nga Serbia, që kishte destinacion Kosovën" bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova..
Poashtu bëhet e ditur se të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse kamioni me sasinë e derivateve të kontrabanduara është dërguar në stacion policor dhe do të dërgohet në terminal të Doganës së Kosovës, transmeton Klan Kosova.