Dy persona janë arrestuar në rrugën "Osman Geci" në Prishtinë, pasi dyshohet që të martën kanë sulmuar me thikë dy persona të tjerë, pas një mosmarrëveshjeje.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.