Lajmet e fundit

Dy persona në Gjakovë janë arrestuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Policia bën të ditur se nga i dyshuari i parë, janë sekuestruar dy revole, ndërkaq tek i dyti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, përcjell Klankosova.tv.
“Është raportuar për një kanosje, ku njësitet relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Nga i dyshuari i pare, janë sekuestruar dy revole. Tek i dyshuari i dytë është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike për të cilën procedohet me rast të veçantë. Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet ne procedure te rregullt”, thuhet në raportin e policisë.